Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore si mysafir me rezultat 2 me 0 me golat e Altin Aliut në minutat 10-të dhe 40-të.
Pas kësaj fitore Malisheva merr tre pikë të rëndësishme që e vendosin në poztën e 5-të në tabelë me 13 pikë.
Malisheva deri më tani ka 4 fitore, një barazim dhe 5 humbje.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani ka barazuar me Gjilanin me rezultat 1-1.
Ballkani gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me 19 pikë e Gjilani në pozitën e 7-të me 11 pikë.
Nesër do të zhvillohen ndeshjet tjera të mbetura të xhiros së 10-të, Llapi e pret Drenicën dhe Drita e pret Ferizajin.





