Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 71-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë në 35 komuna.
Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se në këtë fazë mund të shallen rezultatet përfundimtare për Kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërkaq, sipas informacioneve nga PZAP, në këtë institucion ende nuk është përbyllur vendimmarrja për procesin e zgjedhjeve për kryetarë komunash të komunave Prishtinë, Junik dhe Mamushë.
Pas leximit të rezultateve të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 Komunave, kryesuesi Radoniqi njoftoi se subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët se nga tani (e shtunë, 25 tetor 2025, ora 19:00) mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.




