Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruan se deputeti Armend Zemaj shquhet për qasjen e tij paqësore, një person i urtë që di të ofrojë zgjidhje me maturi.
Ai shkruan se është me fat që bashkëpunon me Zemajn, duke shtuar se “për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale”.




