Profesori Remzi Smajli, duke shpjeguar borxhin publik, ka thënë se kjo ka të bëjë me kredi të huaja në institucione të ndryshme financiare e që kryesisht përdoren për investime publike.
Sipas tij, një ndër arsyet pse borxhi publik ka rënë ndër vite në vend është përfundimi i disa kredive që më herët kishte marrë Kosova për projekte të ndryshme publike.
Arsye tjetër sipas Smajlit është edhe teprica në buxhetin e shtetit, që sipas tij kanë mbetur nga mosrealizimi i projekteve kapitale.
Smajli shton se së fundi qeveria e Kosovës ka marrë një hua prej 20 milionë euro, duke emetuar letra me vlerë, dhe me këto mjete do të jepen subvencionet e fundit të premtuara nga qeveria, siç ishte rasti i 100 eurove për studentë.




