Seanca për fromimin e Qeverisë së re ka dështuar, pasi Albin Kurti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë në ardhje.
Të pranishëm në sallën e kuvendit ishin 110 deputet, ku 56 votuan për, 52 kundër dhe 4 abstenime.
Pas votimit, kryetari i Kuvendit Dimal Basha tha se përgjegjësia kalon tek presidentja e cila pas konsultimeve me subjektet politike, brenda afatit 10 ditor ka mundësi të emëroj kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njejtës procedur.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të formimit të Qeverisë Kurti 3 ka deklaruar se ra perdja e popullizmit.
“Folëm një herë brenda, ra perdja e patë edhe ju që ra perdja e popullizmit”, tha ai.




