Shefja e grupit parlamentar, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës për formimin e Qeverisë së re ka deklaruar se sot të zgjedhurit e popullit i treguan qartë Albin Kurtit se kjo mendësi nuk kalon.
Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se Kurti të gjithë profilin e tij politik e ka të ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.
Tutje Çitaku shkruan se koha e arrogancës po mbaron
Postimi i plotë:
Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.
Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë.
Për pesë vite me radhë, ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar.
Edhe sot, i njëjti diskurs: “Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë.”
Por koha e arrogancës po mbaron.
Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë.
Sot, të zgjedhurit e popullit i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon.




