Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për dështimin e seancës së sotme, për formimin e qeverisë së re.
Gruda shkruan se u vërtetua ajo që PDK e kishte thënë në fillimi, që kjo qeveri nuk kishte shumicën, as legjitimitet.
“Tani është koha për zgjedhje të reja dhe për një qeveri që i jep vendit stabilitet, zhvillim dhe dinjitet”, shkruan Gruda.
Postimi i plotë:
Albin Kurti për nëntë muaj me radhë përsëriste: “më testoni, a i kam votat për qeveri.” Sot u testua, dhe doli që s’i ka!
Për nëntë muaj rresht, u shkrua dhe u shkel Kushtetuta si kurrë më parë, vetëm për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht.
Megjithatë, sot u vërtetua ajo që ne e kemi thënë që në fillim: PDK kishte të drejtë, kjo qeveri nuk kishte shumicë, as legjitimitet.
Tani është koha për zgjedhje të reja dhe për një qeveri që i jep vendit stabilitet, zhvillim dhe dinjitet.





