Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës për formimin e Qeverisë së re ka deklaruar se 56 vota për Albin Kurtin janë treguesi se është fundi i një mashtrimi që vendit i ka kushtuar me izolim, përçarje e humbje kohë.
Krasniqi ka deklaruar se Kurti nuk do të jetë me kryeministër i Kosovës, sipas tij as prej zgjedhjeve të shkurtit e as në zgjedhjet e ardhshme.
Tutje ai theksoj se nëse presidentja i fton për t’i pyetur për numrat e qeverisë, Krasniqi tha se do t’i them jo dhe nuk do të tentojmë që të bëjmë qeveri.




