Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave ka shkruar për seancën e sotme të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re.
Murati përmes një postimi në Facebook ka theksuar se sot ose do te kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë në zgjedhje.
Sipas tij nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së e funksionimi i institucioneve të pavarura.
“Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash”, shkruan Murati.





