Elisa Spiropali, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, do të takohet në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
Me një postim në Facebook, Spiropali ka njoftuar mbërritjen në Bruksel nga ku do të diskutojë me shumë për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE.
Ajo shkruan se “Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave”
Postimi i plotë:
📍Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.
Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës.🇦🇱🇪🇺




