Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e dhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Altin Aliut, i cili shënoi dy golat e vetëm në ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, e cila përfundoi me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Afrim Visoka, Agim Xhakolli dhe Fisnik Ademi
Pasi mori këtë çmim, Aliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.




