Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg. Ai ishte arrestuar si bashkëpunëtor i nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.
Po ashtu, në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit në ditën e krimit,raporton abcnews.al.
Gjyqtari Kalaja u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, 30 vjeç, pas shpalljes së një vendimi për një çështje pronësie që përfshinte familjarët e autorit. Përveç gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, palë në këtë proces.




