Kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Austrin dhe popullin e saj për Ditën Kombëtare.
Haradinaj shkruan se Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale.
Ai ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, ku edhe ka uruar të Ngarkuarën me Punë në ambasadën austriake në Prishtinë znj. Clarissa Castek për të arriturat e shtetit të tyre.
Tutje Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.
Postimi I plotë:
Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale. Sonte, në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, urova të Ngarkuarën me Punë në ambasadën austriake në Prishtinë znj. Clarissa Castek për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.
Gjithë popullit austriak, urime Ditën Kombëtare!





