Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim miqësor me Senatorin amerikan Cory Booker, një nga zërat më të fuqishëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë dhe një anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme.
Kamberi ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se barazia dhe dinjiteti i tyre janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim ndërkombëtar.
Ai ka falënderuar Senatorin Booker për dëgjimin, mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndjekur nga afër zhvillimet në rajon.




