Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj) kundërshton një marrëveshje eventuale me Mbretërinë e Bashkuar për refugjatë të paligjshëm.
Në një reagim thuhet se Kosova nuk ka asnjë kapacitet fizik, material, profesional dhe njerëzorë të strehojë dhe menaxhojë një numër të madh të refugjatëve dhe të burgosurve prandaj duhet të refuzojë kërkesa të tilla siç kanë bërë vendet e rajonit.
KMDLNj – ë fuqishëm ka kundërshtuar Marrëveshjen për Burgje me Danimarkën duke kërkuar përgjegjësi penale për ish ministren e Drejtësisë për rrezikim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
KMDLNj fuqishëm e kundërshton marrëveshjen eventuale me Mbretërinë e Bashkuar për refugjatë të paligjshëm dhe të burgosur aq më parë që aktualiteti politikë në Kosovë nuk i jepë mandat institucional , politik, ligjor dhe kushtetues deputetit Kurti të negociojë marrëveshje të tilla.
Për KMDLNj ka kuptim dhe do të përkrahte çdo përpjekje për riatdhesim të refugjatëve të paligjshëm dhe të të burgosurve që janë shtetas të Kosovës e që nuk kanë siguruar lejeqëndrim në Mbretëri të Bashkuar.
Sipas KMDLNj, jetësimi i këtyre marrëveshjeve do të paraqet rrezik serioz për sigurinë në Kosovë duke rritur shumë vepra të rënda penale si rritja e kriminalitetit të të gjitha llojeve, përhapja e islamit radikal, trafikimi me qenie njerëzore, tregtimi dhe përdorimi i narkotikëve, prostitucioni dhe trafikimi me qenie njerëzore si dhe ngacmimi dhe dhunimi seksual.




