Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Liburn Aliu, tani është emëruar në krye të Portit të Durrësit.
Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, e cila ndër të tjera shkruan se zgjedhja e Aliut erdhi pas propozimit të Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres të Shqipërisë.
Kumbaro shton se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik.




