Zv.ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit, duke e quajtur si një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.
Durmishi ka shkruar se pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore
Ai shton se pas këtij vendimi Kosova bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor.





