Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po përshkallëzohen me sulme të shumta ajrore dhe lëivzje strategjike ushtarake.
5 dronë ukrainas u shkatërruan mbi Moskë e ndërkaq sulmet ruse goditën disa qytete të Ukrainës, ku lanë 33 persona të lënduar përfshirë këtu tre fëmijë.
Rusia paralajmëroi se do të reagojë me “forcë tronditëse” ndaj çdo sulmi ukrainas dhe testoi raketën bërthamore Burevestnik me rreze të pakufizuar veprimi.




