Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen lojët e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në derbin e javës, të martën Malisheva e pret Ballkanin, një ndeshje që pritet të jetë interesante ku Ballkani e kërkon fitoren pas barazimit me Gjilanin të shtunën.
Po në atë ditë edhe Gjilani e pret në shtëpi Dukagjinin.
Të mërkurën do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera, Drita do të jetë mysafire e Drenicës, Llapi nikoqir i Prishtinës dhe Ferizaji e pret Prishtinën e Re.




