Kombëtarja e Femrave e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë të “play-off”-it të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 24 tetor, Dardanet pësuan humbje me rezultat 4-0.
Fitorja në këtë ndeshje do të mbantë gjallë objektivin për ngjitjen në Ligën B, e në rast humbje, Kosova do të mbetet në Ligën C.
Loja kundër Turqisë do të zhvillohet sot nga ora 18:00 në stadiumin “Gursel Aksel” në Izmir.




