Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj ka komentuar përbërjen e kabinetit të qeverisë Kurti 3 që nuk arriti votat e nevojshme.
Për Ministrinë e Arsimit, Kurti nuk e zgjodhi edhe për një mandat Arbërie Nagavcin por në vend të saj zgjodhi Avni Zogianin.
Lidhur me këtë, Jasharaj ka thënë se Kurti nuk ka bërë gabim me mospropozimin e Nagavcit edhe për një mandat.
Jasharaj ka thënë se Nagavci nuk ishte në nivel të detyrës sepse sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me SBASHK-un apo prindërit.
Jasharaj shton se secili ministër që vjen në qeverinë Kurti 3, situata do të jetë e njëjtë, ata do të jenë në ndikim të kryeministrit.
Jasharaj nuk pret ndonjë përmirësimk edhe me propozimin e Zogianit për ministër pasi që sipas Jasharajt, njerëzit që nuk kanë qenë në sektorin e arsimit nuk është e drejtë të bëhen ministra.
Jasharaj në fund thotë se nëse dështon qeveria Kurti 3 atëherë shpreson që vjen një ministër i arsimit që e don dhe respekton arsimin.




