Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventus është në kërkim të një trajneri të ri.
Sipas mediave italiane, Bianconerët kanë pasur kontakt të drejpërdrejtë me ish-trajnerin e kombëtares italiane, Luciano Spalletin.
Spalleti si trajner, ka kaluar sezone në disa ekipe të mëdha, përfshirë edhe ato italiane si Roma, Inter dhe Napoli, me këta të fundit që edhe fituan titullin kampionë të Italisë në sezonin 2022-2023.
Spalleti ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë për dy vite dhe gjatë kësaj kohe ka fituar 12 lojë, ka barazuar 6 herë dhe ka pësuar 6 humbje.
Igor Tudor u shkarkua nga Juventusi dje pas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore.




