Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2063 tiketa trafiku.
Gjithashtu, në këtë periudhë janë arrestuar 23 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, si dhe 1 person në vuajtje të dënimit.
Në këtë periudhë janë evidentuar edhe disa aksidente, ku 43 nga to janë me dëme material, kurse 21 me të lënduar.





