Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SERTK), u kanë bërë thirrje urgjente deputetëve që të ndërhyjnë për të siguruar alokimin e buxhetit për RTK-në, në mënyrë që të shmanget situata e muajit gusht, atëhere kur punëtorët mbetën pa paga.
Sindikata nuk paragjykon asnjë situatë lidhur me buxhetin, por kërkon përgjegjësi dhe transparencë për këtë çështje, pasi paga është e drejtë ligjore dhe kërkesë legjitime për punën që kanë kryer të gjithë punonjësit e RTK-së.
Aktualisht RTK gjendet në procese të rëndësishme programore dhe zhvillimore, ndërsa mungesa e buxhetit rrezikon seriozisht vazhdimin e këtyre projekteve dhe stabilitetin e institucionit publik.
SPERTK kërkon nga Kuvendi të veprojë menjëherë për: alokimin e buxhetit 2025 për RTK-në, për të shmangur çdo vonesë në paga, kompletimin urgjent të Bordit të RTK-së, për të mundësuar funksionimin me kuorum të plotë, rritjen e buxhetit për vitin 2026, për zhvillim institucional dhe programe cilësore sipas standardeve evropiane.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkojnë ndërhyrje urgjente të Kuvendit për të garantuar stabilitet financiar, funksionalitet institucional dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të RTK-së.




