Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, ka shprehur qëllimin e saj për të nominuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt për gazetarët.
Çmimi Nobel për Paqen është një dëshirë e zjarrtë e presidentit republikan të SHBA-së, i cili pretendon se ka përfunduar disa konflikte të armatosura në të gjithë botën që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimit të dy liderëve, Takaichi falënderoi Trumpin për “miqësinë e tij të qëndrueshme” me ish-kryeministrin japonez të ndjerë Shinzo Abe, i cili ishte mentori i saj.
Në anën tjetër presidenti amerikan e siguroi kryeministren japoneze se Washingtoni është një aleat i Tokios “në nivelin më të lartë”, në një kohë kur SHBA-të po ushtrojnë presion mbi Japoninë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.




