Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 24 aksidente me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2485 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 11 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.





