Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se në muajin nëntor do të ketë grevë dhe protesta për shkak të mos pagesës se pagave me rregull.
Përmes një komunikate për medie Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës bën të ditur se punëtorët e sektorit privat, në veçanti ata të kompanive publiko-private, janë në hall të madh, këto kompani kryejnë shërbime për institucione shtetërore dhe komunale.
“Falë kompanive private, këta punëtorë edhe këtë muaj disi i morën pagat duke ju falënderuar pronarëve të kompanive, pasi që institucionet shtetërore dhe komunale për tre muaj radhazi nuk përcollën pagat e këtyre punëtorëve konform ligjeve në fuqi. Tani, pronarët e kompanive deklarojnë së nuk kanë më buxhet të vetin personal që t’i paguajnë pagat për muajin tetor”, thuhet në komunikatë.
Tutje, kjo federatë sindikale paralajmëron institucionet e lartpërmendura për shkakun e tyre janë duke mbetur pa shërbimet esenciale në shumë spitale, Qendra të Mjekësisë Familjare, shkolla dhe shumë objekte të tjera.




