Foda shkon në Gjermani për ta takuar super talentin e Bayernit, Ylli Gashi – Por në garë futet edhe Shqipëria
Yll Gashi (17) është një nga emrat më të përmendur aktualisht në futbollin gjerman të të rinjve dhe mediumi i njohur gjerman Bild, ka bërë një shkrim enkas për të.
Sulmuesi kosovar ka kaluar gjashtë vjet në Berlin duke shënuar gola për Reinickendorfer Füchse dhe Hertha Berlin, përpara se të transferohej te Bayern Munich në shtator të vitit 2022, në moshën vetëm 14-vjeçare.
Transferimi u realizua për 90,000 euro, dhe që atëherë Gashi ka bërë hapa gjigantë në zhvillimin e tij.




