Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre.
Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme të rekomanduara për largimin e nikotinës toksike nga sistemi.
Lëngu i karotës – Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B.
Lëngu i qitros – Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.

Brokoli – Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele.

Shega – është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani. Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi.

Xhenxhefili – Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.

Portokalli – Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.





