Organizata e Vetranëve të Luftës së UÇK-së sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar për një protestë që do të mbahet në Strasburg më 16 nëntor në ora 13:00.
I pyetur për organizimin e protestave në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi apo Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Gucati tha se në Maqedoni nuk do të protestojnë momentalisht për shkak se atje janë zgjedhjet lokale dhe nuk duam të shkaktojmë ndonjë situatë të keqe
Ndërsa edhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Gucati tha se nuk do të organizojnë protesta për shkak se atje është situata e nxehtë dhe nuk duan të rrezikojnë njerëzit duke marr parasysh bastisjet e fundit të autoriteteve serbe në shtëpitë e shqiptarëve.
Gucati ka folur edhe për dëshminë e Gjeneralit Ëesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ku ka thënë se do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale.
Gucati u bën thirrje tëë gjithë qytetarëve dhe mërgimtarëve që të bashkangjiten në protestë me 16 nëntor në ora 13:00, para asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Europës.




