Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë ku mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti Francez, Jacques Delors, ku u prit nga Drejtoresha e këtij instituti, Sylvie Mattelly.
Tema kryesore e diskutimit ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor, nsërsa tema të tjera të diskutimit ishin mbrojtja, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në vend.
I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Kurti në fjalën e tij ka thënë se që prej shpalljes së pavarësisë në 2008-ën, Kosova me mbështetje ndërkombëtare ka krijuar institucione të forta demokratike.
Ai është ndalur edhe te qeverisja e tij, e ku thekson se është luftuar korrupsionu dhe është shënuar rritje e qëndrueshme ekonomike.
Gjatë diskutimit, u trajtua edhe tema e sigurisë dhe mbrojtjes, me ç’rast Kurti thuhet të ketë nënvizuar vëmendjen që qeveria që ai drejton i ka dhënë mbrojtjes përmes rritjes së buxhetit dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke theksuar se mbrojtja e demokracisë është e pandashme dhe e pandalshme.




