Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj, ka pritur në takim një delegacion belg në krye me Birgit Stevens, Drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Dypalësh, ku thuhet se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.
MPJD-ja thotë se konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dëshmojnë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve mike, që vazhdojnë të forcohen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët.





