Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Riad homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev.
Osmani tha se me Radev biseduan për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimin e aplikacionit të statusit për vendin kandidat në Bashkimin Europian.
Osmani shton se Radev është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tonë euroatlantike.




