Sot kanë përfunduar tre ndeshjet e mbetura të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi ka befasuar me fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2-1, Drenica ka mposhtur Dritën me rezultat 3-1 dhe Ferizaji ka triumfuar ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Prishtina vazhdon kryesimin me 25 pikë, pasuar nga Ballkani me 22 pikë ndërsa Prishtina e Re vazhdon të mbetet në fund të tabelës me 7 pikë.




