Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta ka filluar sot dhe do të përfundojë më 4 nëntor 2025.
Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile, në ditën e zgjedhjeve, më 9 nëntor 2025, ndërkaq për regjistrim është vënë në funksion platforma elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/
Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.
Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore:
I. Votues me nevoja të veçanta
II. Votues me lëvizje të kufizuar në institucione
III. Votues në rrethana të veçanta




