Presidenti amerikan, Donald Trump, në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (Apec) në Korenë e Jugut tha se beson se SHBA-ja “do të ketë një marrëveshje” me Kinën dhe se do të jetë “një marrëveshje e mirë për të dyja shtetet”.
Trump do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, të enjten, për diskutime të shumëpritura mbi luftën tregtare mes vendeve të tyre, Takimin ky i konfirmuar edhe Pekini zyrtar.
Ai do të takohet gjithashtu me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, i cili është nën presion për të finalizuar një marrëveshje tregtare.




