Republika Arabe e Sirisë ka njohur shtetësinë e Kosovës, njoftoi dje presidentja Vjosa Osmani.
Për këtë arritje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Osmani, qytetarët e Kosovës dhe shërbimin diplomatik kosovar.
Përmes një postimi në “Blusky”, Rudolph shkroi se janë të lumtur me këtë dinamikë të re.
“Urime të sinqerta Presidentes Osmani, popullit të Kosovës dhe kolegëve tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e jashtëzakonshëm që Kosova është njohur nga Siria! Shumë mirë të shihet kjo dinamikë e re. Gjermania gjithmonë ka qëndruar pranë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Rudolph.




