Sot do të mbajnë takim Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi me Ministrin në detyrë të Financave ku do të diskutojnë rreth pagës minimale në sektorin privat.
Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.
Azemi gjithashtu ka folur edhe pse ata nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro, duke thënë se në bazë të analizave që ka bërë, sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent brenda ditës që të ketë edhe ushqim, transport, cigare, shkollim për fëmijë dhe shëndetësi.




