Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re, dhe se çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit dhe e Kushtetutës.
Ajo e ka kritikuar Vetëvendosjen që po tenton që t’i bëjë të shkelin Kushtetutën, duke thënë se nuk mund të miratojmë komisione dhe të stimulojmë demokracinë duke shkelur Kushtetutën.




