Dogana e Kosovës në një operacion të siguruar nga Agjencia Kosovare për Intelegjencë dhe në aksionin e ndërmarrë bashkë me Policinë e Kosovës, kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 250 kilogramë të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur në një automjet transportues.
Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente ndërsa personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe procedurat ligjore janë në zhvillim.




