Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani nesër në ora 12:00.
Për Abdixhikun, lajmin e ka konfirmuar deputeti nga kjo parti, Besian Mustafa, kurse Limaj e ka konfirmuar vetë kur u pyet nga Sinjali.
Më herët edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në ora 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota për formimin e Qeverisë së re.




