Nënkryetarja e Kuvendit nga VV-ja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka hedhur fajin tek partitë e tjera që nuk pranuan të ketë një seancë, ku do të hidhej buxheti për RTK-në, po ashtu buxhetin për tri komuna dhe buxhetin për vitin 2026.
Ajo madje tha se në mbledhje pa vetëm kapriço politike.
Haxhiu shtoi se në vend të qasjes konstruktive ata u ballafaquan me destruktivitet.




