Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku një i ri rreth 30 vjeç F.M nga fshati Caravikë i Klinës ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas informatave të para, dyshohet se viktima ka rënë nga lartësia gjatë orarit të punës, duke pësuar lëndime fatale.
Ngjarja ka tronditur familjarët, bashkëfshatarët dhe gjithë komunitetin lokal.
Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit tragjik.
Vdekjet në vendin e punës, vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese bë Kosovës.
Inspektorati i Punës ka reaguar pas vdekjes së një 34-vjeçari në Prizren, i cili u rrëzua nga skelet e një ndërtese në ndërtim.
Sipas Inspektoratit, kompania që po kryente punimet ishte gjobitur më parë dy herë për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe punimet i ishin ndaluar.
Megjithatë, kompania nuk i ka respektuar këto vendime dhe ka vazhduar punimet, për çka është gjobitur edhe një herë.




