Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani, e cila i ka ftuar subjektet politike për të diskutuar rreth caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Dy partitë e kanë dhënë konfirmimin e tyre për Sinjalin.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se në ketë takim do të jetë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
“Po, e kemi marrë ftesen dhe Kryetari merr pjesë”, tha ajo.
Po ashtu, edhe zëdhënësi i i AAK-së, Kushtrim Xhemajli e ka konfirmuar pjesëmarrjen e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinajt.
“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemajli.




