Vasfije Krasniqi-Goodman, një ndër zërat më të fuqishëm në betejën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës do të jetë në Hagë, për “Women, Peace and Security”, ku do të flasë para 250 pjesëmarrësve nga 25 shtete të ndryshme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku ka shkruar se mbrapa saj qëndrojnë mijëra gra që nuk patën rastin të dëshmojnë dhe qëndron Kosova, që ende pret drejtësi për krimet e kryera ndaj nesh.
Krasniqi shton se nuk kërkon mëshirë por kërkon drejtësi, kërkon që dhuna seksuale të trajtohet si krim lufte, siç është dhe kërkon që askush më të mos jetojë me turpin që nuk i takon.





