Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se aty është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Kurti veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale.




