Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.
Azemi shtoi se nëse gjithçka shkon mirë, atëherë, kjo pagë do të fillojë së implementuari në janar të vitit që vjen.
Azemi ka shpalosur edhe deklaratën e Muratit për atë se pagën minimale e përcakton edhe Këshilli Ekonomiko-Social, pa çka ai citohet të ketë thënë se i ka kompetencat për të vendosur.
Ndërkaq Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Inustrisë ka thënë se takimi me Muratin ishte konsultativ e ku thotë të kenë kërkuar që ky proces të shtyhet deri të bëhet një Qeveri të plotë dhe një Kuvend funksional, që ata të kenë një analizë të thuktë të situatës aktuale ekonomike që ka vendi.




