Prishtina e Re, që këtë sezon u inkuadrua për herë të parë në Superligë, e nisi mirë aventurën e saj — në 5 ndeshjet e para mori 2 fitore dhe 3 humbje, duke dhënë sinjale pozitive nën drejtimin e Elon Berishës.
Megjithatë, pas humbjes minimale ndaj Dritës (2–1), drejtuesit vendosën ta shkarkojnë trajnerin që kishte krijuar lojë të bukur dhe ekip konkurrues.
Që nga ajo ditë, gjithçka ka shkuar tatëpjetë.
Nën drejtimin e Shpëtim Babajt, Prishtina e Re ka zhvilluar 6 ndeshje – ka marrë vetëm 1 barazim dhe ka pësuar 5 humbje radhazi./GazetaOLLE/
Duket se kjo skuadër simpatike po e ndjek fatin e Suharekës së dikurshme — shumë eksperimente në pankinë, pak rezultate në fushë.
Aktualisht, Prishtina e Re është e fundit në tabelë dhe favoriti kryesor për rënie nga Superliga, nëse diçka nuk ndryshon shpejt.




