Wesley Clark, ish gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ish jugosllave, pritet që më së largu më 19 nëntor, siç ka paralajmëruar Mbrojtja e Hashim Thaçit, të paraqitet në Gjykatën Speciale si dëshmitari i fundit i thirrur nga ish-presidenti i Kosovës.
Përveç Mbrojtjes së Thaçit, Clarku do të pranojë pyetje edhe nga ekipet e avokatëve të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Avokati i Selimit do të ketë kohë për rreth 30 minuta ndërkaq avokatët e Krasniqit kanë kërkuar rreth 45 minuta për pyetje shtesë për Clarkun.
Veç kësaj, ekipet nuk kanë kundërshtuar dokumentet përcjellëse që do të përdoren gjatë dëshmisë së ish gjeneralit, edhe pse Rexhep Selimi e ka njoftuar Trupin Gjykues se e rezervon të drejtën për kundërshtime gjatë dëshmisë, nëse preket diku emri i Selimit.




