Uragani “Melisa” ka kaluar tashmë Karaibet veriore dhe po shton shpejtësinë ndërsa përshkon oqeanin e hapur drejt Bermudës, duke lënë pas erëra të forta dhe shkatërrime që shtrihen nga Xhamajka në Kubë dhe Haiti.
Rreth 1,100 km në verilindje të pozicionit të fundit të stuhisë, banorët e Bermudës po përgatiten për afrimin e saj, që pritet të ndodhë mbrëmjen e së enjtes.
Autoritetet konfirmuan 25 viktima në Haiti, prej të cilëve 10 fëmijë, dhe katër në Xhamajka.
Që nga mëngjesi, Melisa po frynte me erëra afër 165 km/h, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, duke ulur shkallën e erës nga kulmi i saj si stuhi e kategorisë 2. Parashikohej që uragani të vazhdonte përshpejtimin drejt verilindjes dhe të kalonte në veriperëndim të Bermudës gjatë ditës së enjtes, përpara se të dobësohej të premten, sipas meteorologëve me bazë në Florida.
Ndryshe, të martën, Melisa goditi Xhamajkën si uragani më i fuqishëm ndonjëherë që ka goditur drejtpërdrejt brigjet e saj, me një intensitet të klasifikuar si kategori 5.




